DOLLARË ME “SHUMICË”/ PAMJET nga dasma e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut – AlpeGossip
DOLLARË ME “SHUMICË”/ PAMJET nga dasma e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut

DOLLARË ME “SHUMICË”/ PAMJET nga dasma e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me Mark Frrokun të premten e 1 tetorit, në një ceremoni dasme ku ishin të ftuar edhe shumë personazhe të njohur të ekranit, miq të çiftit.

VIDEO

Pjesëmarrësit në dasmën e Rudinës dhe Markut kanë publikuar në rrjetet sociale shumë momente nga festa e organizuar, duke kërcyer dhe kënduar.

Një nga ato momente është kur këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka kënduar në dasmën e çiftit. Në këtë video mund të shihet kur Aurela e ulur në tokë, bashkë me Mark Frrokun këndon këngën e Hajredin Pashës dhe në tokë janë të hedhura shumë kartëmonedha dollarë. Ndërkohë në disa video të tjera të publikuara në Instagram shihet teksa të ftuarit shijojnë zërin e Aurela Gaçes e cila ka elektrizuar atmosferën me këngët që performoi në dasmën e çiftit VIP.

Ditën e djeshme gjithashtu aktorja dhe ish-deputeti celebruan dashurinë e tyre edhe me një ceremoni në kishë.

“Kemi Zotin dëshmitar!”, shkruante Rudina Dembacaj në rrjetet sociale.

Dembacaj kishte zgjedhur për në kishë një fustan të bardhë klasik, me një rrip të zi të trashë në bel, dhe vathë të mëdhenj, ndërsa Mark Frroku një kostum të zi.