“ME ÇA LEJE DOLE NË PLAZH APO GAZETARE GJOJA?” Arbana Osmani i kthehet ndjekësit menjëherë – AlpeGossip
“ME ÇA LEJE DOLE NË PLAZH APO GAZETARE GJOJA?” Arbana Osmani i kthehet ndjekësit menjëherë

“ME ÇA LEJE DOLE NË PLAZH APO GAZETARE GJOJA?” Arbana Osmani i kthehet ndjekësit menjëherë

Temperaturat e larta dhe koha me diell kanë bërë që shumë njerëz të “shpërngulen” në shtëpitë e pushimit për të kaluar këto ditë në karantinë. Kështu ka ndodhur edhe me moderatoren e njohur, Arbana Osmani, e cila ka vendosur të largohet nga Tirana këto ditë.

Ajo ka publikuar një foto në rërë, por ky moment nuk ka kaluar pa replikë me ndjekësit.

Një prej tyre e pyet se me çfarë lloj leje doli në plazh apo me atë të gazetarit dhe Arbana nuk ka hezituar të përgjigjet menjëherë. “Kam shtëpinë këtu”, i kthehet ajo duke sqaruar një herë e mirë situatën, edhe për ndjekës të tjerë që mund të kenë pyetje të tilla.