“EMISIONI IM ËSHTË MË I NDJEKURI NË ORËT E PASDITES“/ Moderatorja tregon për suksesin e… – AlpeGossip
“EMISIONI IM ËSHTË MË I NDJEKURI NË ORËT E PASDITES“/ Moderatorja tregon për suksesin e…

“EMISIONI IM ËSHTË MË I NDJEKURI NË ORËT E PASDITES“/ Moderatorja tregon për suksesin e…

Moderatorja Bieta Sulo në një intervistë për “Revista Class” ka treguar se është shumë e kënaqur nga puna që ajo dhe stafi i saj kanë bërë në sezonin që lamë pas. Bieta u shpreh se emisioni i saj ka arritur 10 milionë shikime në Youtube dhe sipas saj është më i ndjekuri në orët e pasdites.

“Modestisht mund të them se ora 5 e pasdites në Top Channel, konfirmohet që ka ecur shumë mirë në shikueshmëri, konfirmuar edhe nga shikueshmëria në Youtube. “Ftesë në 5” është emisioni më i ndjekur i këtij orari. Me këto rezultate ishte mëse e natyrshme vazhdimësia ime si autore dhe moderatore edhe për shtatorin që vjen, çka bëhet një garanci më tepër për stabilitetin dhe suksesin e televizionit edhe në këtë orar.

Në një realitet mediatik, ku audiencë-matësit janë të pabesueshëm nga të gjitha palët (emisionet investigative e kanë dëshmuar herë pas here mungesën teknike-logjistike të tyre për ta kryer funksionin), platforma Youtube bëhet arbitri më ekzakt në këtë drëjtim. Deri në mbyllje të sezonit televiziv, mesi i korrikut, “Ftesë në 5” kishte një shikueshmëri në shifrën 10 milionë, duke qenë kështu emisioni i parë i orës 5 dhe me një diferencë të theksuar nga vendi i dytë”, është shprehur Bieta.