Kanye West po përpiqet të bëjë ndryshime për komentet rreth skllavërisë që e vunë në qendër të polemikave këtë verë.
“Nuk e di nëse kam kërkuar ndjesë për mënyrën se si ky koment mbi skllavërinë i bëri njerëzit të ndihen,”-u shpreh Kanye në një intervistë në WGCI-FM të Chicago. “Ndaj dua të përfitoj nga rasti për të thënë që më vjen keq për njerëzit të cilët nuk u ndjenë mirë në atë moment.”
Këngëtari nxiti polemika në maj pasi e quajti skllavërinë “një zgjedhje” në një intervistë me TMZ.
“Kur dëgjon për skllavërinë për 400 vjet … Për 400 vjet? Kjo tingëllon si një zgjedhje,”-tha West në atë kohë. “Ishit atje për 400 vjet. Është sikur ne jemi të burgosur mendërisht.”
Në program, Kanye tha për incidentin: “Më tregoi sesa njerëzt me ngjyrë më duan dhe se sa shumë njerëz më ngjyrë varen tek unë dhe e vlerësoj këtë.”
Ndërsa shtoi me sytë e mbyshur me lot se kritikat me të cilat përballet shpesh e lënë atë të ndihet sikur “zëri i tij nuk është kuptimplotë”.