” NUK KAM VETËM NJË PALË BOKSERA”/ Majku tregon fiksimin e tij me të brendshmet (FOTO) – AlpeGossip
” NUK KAM VETËM NJË PALË BOKSERA”/ Majku tregon fiksimin e tij me të brendshmet (FOTO)

” NUK KAM VETËM NJË PALË BOKSERA”/ Majku tregon fiksimin e tij me të brendshmet (FOTO)

Reperi Majk është një nga personazhet e njohur shqiptar shumë aktiv në rrjetet sociale. Aq aktiv sa një ditë mund të publikojë edhe të brendshmet e tij.

Ditën e sotme ai publikoi një foto me tre pako të reja të bokserave, ku tregon fiksimin e tij për të blerë gjithmonë të njëjtat.

“Mos mendoni që kam vetëm një palë boksera, që nuk i ndërroj kurrë. Për të gjithë ju që iu bie të më shikoni bokserat”, shkruan mbi foto reperi.

Këtë temë vendosi ta linte me kaq, për të hapur një tjetër debat me fansat. Së fundmi reperi u përfol për një lidhje me modelen 18-vjeçare Kejda, pavarësisht se kjo e fundit tha se mes tyre kishte vetëm marrëdhënie miqësore.

“Zemër nuk ka kthim mbrapa, rrugët tona janë të ndara si këmbët e Van Damit kur bën sparkatën”, shkroi me batutë Majk.

Në këtë mënyrë reperi tregon se, jo vetëm që me asnjë nga ish-et e tij nuk do të rikthehet, por dhe nëse ka pasur një lidhje së fundmi, ka marrë fund.