“DO ISHTE MIRË TË TËRHIQESHA NGA MUZIKA”/ Capital T shokon fansat me deklaratën – AlpeGossip
“DO ISHTE MIRË TË TËRHIQESHA NGA MUZIKA”/ Capital T shokon fansat me deklaratën

“DO ISHTE MIRË TË TËRHIQESHA NGA MUZIKA”/ Capital T shokon fansat me deklaratën

Siç ka lajmëruar prej kohësh reperi i njohur Capital T do të organizojë në datën 19 shtator koncertin e madh në sheshin ‘Nënë Tereza’ që do të quhet “TimeCapsule”. Reperi është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e lirë” ku ka folur më shumë për këtë koncert.

Ndërsa po fliste për karrierën e tij, Çani ka publikuar në ekran një foto të reperit në herën e tij të parë kur ka qenë i ftuar në emision ku dhe duket shumë më ndryshe se tani. Teksa është pyetur se përse nuk del në intervista, Capitali ka bërë një deklaratë ku ka thënë se do ishte më mirë që të largohej nga muzika.

“Thjesht desha të merresha me karrierën, me muzikë. Media shumë, portale shumë dhe të tërhiqnin nga qëllimi kryesor. Do ishte më mirë të tërhiqesha nga muzika, por e dua e bëj me zemër dhe nuk mundem. Të paktën nga media, syri i madh, më ka bërë mirë që jam tërheq. Tani që po vij tek ti kam më shumë gjëra për të diskutuar, koncertin, muzikën…”, ka thënë reperi.

Burimi:Zoneelire.al