Këngëtarja e njohur Tuna, prej ditësh po shijon pushimet në ishullin Afrikan Mauritius. Ajo ka publikuar vazhdimisht imazhe dhe video nga eksperiencat e ndryshme që po përjeton gjatë qëndrimit në ishull.
Këngëtarja ka ndarë video duke prekur breshka gjigante, video duke bërë hedhje të guximshme në litar dhe së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj, aventurën e rradhës.
Tuna ka postuar në Instastoryn e saj një video ku shfaqet duke kapur një luan nga bishti, pasi kishte dëgjuar se sjell fat.
“Thuhet se të prekësh një luan të bardhë, të sjell fat, kështu që sigurisht që unë u përpoqa fort.”-ka shkruar këngëtarja. Po ashtu Tuna ka shpërndarë në profilin e saj të Instagramit, foto ku shihet në praninë e luanëve te quajtur Zaza dhe Matala dhe këtë e ka cilësuar si një ndër eksperiencat e saj më të mira deri tani.“Ecja me luanë, një ndër eksperiencat e mia më të mira deri tani, Zaza dhe Matala sa do të doja t’iu merrja në shtëpi.”- ka shkruar Tuna.