FITUESJA E “KËNGËS MAGJIKE”/ Flori Mumajesi për Eneda Tarifën: Jam i vogël para teje, por ta them me bindje se ti je…! (FOTO) – AlpeGossip
FITUESJA E “KËNGËS MAGJIKE”/ Flori Mumajesi për Eneda Tarifën: Jam i vogël para teje, por ta them me bindje se ti je…! (FOTO)

FITUESJA E “KËNGËS MAGJIKE”/ Flori Mumajesi për Eneda Tarifën: Jam i vogël para teje, por ta them me bindje se ti je…! (FOTO)

Fituese e kompeticionit “Kënga Magjike” u fitua nga këngëtarja Eneda Tarifa, me këngën  “Ma zgjat dorën”. Kantautori Flori Mumajesi ka reaguar menjëherë me anë të një statusi emocionues.

“Jo sepse fitove! Vitin tjetër dikush tjetër do jetë fitues dhe çfarë? Të njoh prej 20 vitesh dhe kur mua askush nuk më konsideronte, ishe aty dhe ma ke zgjatur dorën! Jam i vogël para teje, por ta them me bindje ti je aset. Urime zemër”, kanë qenë këto fjalët e Florit për këtë fitore.

Postimi i këngëtarit.

“Kënga Magjike” mbrëmë u fitua nga këngëtarja Eneda Tarifa, me këngën “Ma zgjat dorën”. Tarifa pas votave të këngëtarëve, jurisë dhe publikut mundi që të rrëmbejë çmimin e parë. Çmimin e dytë e mori Fifi, ndërsa të tretin u rendit këngëtarja Anxhela Peristeri.