PËR KËDO QË NUK E DINTE/ Ardit Gjebrea paska miqësi të ngushtë me zyrtarin e lartë amerikan – AlpeGossip
PËR KËDO QË NUK E DINTE/ Ardit Gjebrea paska miqësi të ngushtë me zyrtarin e lartë amerikan

PËR KËDO QË NUK E DINTE/ Ardit Gjebrea paska miqësi të ngushtë me zyrtarin e lartë amerikan

Moderatori i njohur shqiptar, njihet për miqësitë e veçanta me anëtarë të politikës shqiptare, si Ilir Meta, por pak kush e dinte që Ardit Gjebrea ka miqësi edhe me ish-ambasadorin Arvizu.

Gjebrea ka publikuar sot një foto me mikun e tij, të cilin kishte kohë pa e parë. Moderatori shprehet se takimet me ish-ambasadorin janë mjaft miqësore.

“Sa herë takohem me Mr. Arvizu, edhe pse kalon kohë pa u parë, miqësia dhe humori vijon fiks ku e kemi lënë. Një super mik, një super diplomat!”, shkruan Gjebrea.

Ish-ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu ndodhet në Shqipëri për një vizitë disa ditore, por tashmë jo si një zyrtar.

Dhe takime të tilla me miq të vjetër janë vërtet të këndshme.