I KUJTOJNË QË VAJTI NË ITALI ME GOMONE/ Ermal meta bën për ujë të ftohtë dy aktorët italianë: Më ktheni… – AlpeGossip
I KUJTOJNË QË VAJTI NË ITALI ME GOMONE/ Ermal meta bën për ujë të ftohtë dy aktorët italianë: Më ktheni…

I KUJTOJNË QË VAJTI NË ITALI ME GOMONE/ Ermal meta bën për ujë të ftohtë dy aktorët italianë: Më ktheni…

Ermal Meta është shndërruar në kryefjalën e mediave në Shqipëri e në Itali. Ai ka tërhequr vëmendjen e mjaft figurave të njohura artistike në vendin fqinj, të cilët e bëjnë herë pas here pjesë të batutave të tyre.

Dy aktorët Pio D’Antini dhe Amedeo Grieco, gjatë finales së spektaklit “Amici” kanë bërë për Ermal Metën një batutë me tone raciste, duke përmendur origjinën e tij.

Ata thanë:

Erdhe me gomone nga Shqipëria dhe të shpëtuam ne puliezët, tani je në gjueti për para”.

Ata gjithashtu i bënë edhe një apel ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, duke ju referuar shqiptarëve.

Aktorët u shprehën në emision:

E shikon që këta djem janë të talentuar, hajde tani, le ti mbajmë.”

Një ditë më pas, Ermal Meta ka reaguar për deklaratën e dy aktorëve italianë nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Twitter.

Ai ua kthen plotë humor dhe ironi:

Pio dhe Amedeo, gjithsesi duhet të më ktheni gomonen!”