DO JETË PJESË E “BIG BROTHER VIP”? Rozana Radi ngre dyshimet me postimet e fundit – AlpeGossip
DO JETË PJESË E “BIG BROTHER VIP”? Rozana Radi ngre dyshimet me postimet e fundit

DO JETË PJESË E “BIG BROTHER VIP”? Rozana Radi ngre dyshimet me postimet e fundit

Big Brother VIP startoi më 5 Tetor duke bërë bujë të madhe. Natën e spektaklit u prezantuan 14 VIP-at, por gjithsesi, Arbana Osmani përsëriti disa herë se këta janë VIP-at për momentin, pasi do të ketë hyrje të reja më vonë, kur të fillojnë dhe eleminimet e para.

Rozana Radi është një nga këngëtaret, e cila po përflitet për hyrjen në Big Brother VIP. Ajo vetë ka ngritur dyshime me disa postime në Instagram Story.

No description available.No description available.

Rozana ka ripostuar dy herë rreth Big Brother VIP.

Kujtojmë se 14 personazhe të njohur nga sfera të ndryshme të showbiz-it hynë në “BBV” për të qëndruar për 100 ditë me radhë.

Nëse akoma nuk jeni në dijeni, po ju prezantojmë me personazhet VIP, tanimë konkurrentë për çmimin e madh të “vëllait të madh”.

  • Ilir Shaqiri
  • Sheila Haxhiraj
  • Donald Veshaj
  • Paloma
  • Elhaid Cufi
  • Beniada Jakic
  • Sabiani
  • Semi Jaupaj
  • Granit Cana
  • Kledi Hysa
  • Arjola Demiri
  • Fifi
  • Ardit Cuni
  • Monika Lubonja

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme u diskutua dhe rreth një trekëndëshi të mundshëm dashurie që përfshinte emrat e Arditit, Beniadës dhe Donaldit.

Beniada ka krijuar afrimitet me të dy konkurrentët, gjë që ka nxitur dyshime tek fansat e këtij “reality show”.

Arditi tha se është ende herët për të folur për gjëra të mëdha dhe po ashtu shtoi se Beniada është e vetmja nga konkurrentet me të cilën mund të krijonte diçka përtej miqësisë.

Nga ana tjetër, Donaldi ka treguar se nuk i ka parë gjërat ashtu, por shtoi se nuk ka asgjë më shumë se aq.

 “E pashë klipin, se kuptova pse i kishit vënë atë muzikë se mu duk vetja si në dasmë. E kuptoj por nga situata që kemi qenë duke bluar kafenë, ato veprime mund të kenë qenë të nevojshme. Unë nuk i kam parë gjërat ashtu por prap Beniada është gocë e mirë, që ke qejf të bësh muhabet. Por kaq. Ajo muzika e lehtë nga mbrapa nuk është, shiheni si diçka normale. Të gjithë janë ndihmuar duke pirë cigare dhe ujë.”