SHERRI I DHUNSHËM NË CLUB/ Reagon Trejsi Sejdini: Nuk është faji im që ka njerëz… (FOTO) – AlpeGossip
SHERRI I DHUNSHËM NË CLUB/ Reagon Trejsi Sejdini: Nuk është faji im që ka njerëz…  (FOTO)

SHERRI I DHUNSHËM NË CLUB/ Reagon Trejsi Sejdini: Nuk është faji im që ka njerëz… (FOTO)

Dy ditë më parë qarkulloi një video e një sherri të dhunshëm në një club në Sarandë. Aty ishte e pranishme edhe “Miss Universe Albania 2018”, Trejsi Sejdini.

Në videon e publikuar nga “Iconstyle”, një vajzë bërtiste me të madhe, në sfond dëgjohej të thirrej emri i Trejsti dhe Miss-u u shfaq e revoltuar.

Por vetëm dje, Trejsi ka vendosur që të reagojë dhe të sqarojë se si është e vërteta e kësaj ngjarjeje. 19-vjeçarja ka publikuar një foto në “Instastory”, ku shprehet se ajo kishte qenë thjesht e pranishme në vendin e ngjarjes, por nuk kishte marrë pjesë në sherr.

Ish-Miss-i shprehet se ndodhet me pushime me mikeshat e saj dhe shton që të gjithë të merren me punët e veta.

“Përshëndetje! Ka disa ditë që qarkullon lart e poshtë një video ku duket sikur unë përfshihem në një debat. Faktikisht pamjet e njerëzve jashtë atij clubi të lënë ta mendosh diçka të tillë por unë doja t’ju qetësoja sadopak të gjthëve pasi lajmi nuk është i vërtetë. Unë kam ardhur për pushime me mikeshat e mia dhe s’kam lidhje me asnjë konflikt. Nuk është faji im që ka njerëz që zihen nëpër clube ku jam dhe unë prezente po kjo s’do të thotë detyrimisht që kam dhe unë lidhje me sherrin! Kështu që merruni me punët tuaja se të ishte për portalet do më kishin nxjerrë mam të divorcuar me dy kalamaj deri tani. Kalofshi një ditë të mirë!”, shkruan Trejsi në postimin e saj.