SHKAK I VRASJES NË SHKUP? Adelina Tahiri zbulon të vërtetën – AlpeGossip
SHKAK I VRASJES NË SHKUP? Adelina Tahiri zbulon të vërtetën

SHKAK I VRASJES NË SHKUP? Adelina Tahiri zbulon të vërtetën

Para disa vitesh, këngëtarja Adelina Tahiri u komentua sikur ishte bërë shkak i një vrasjeje në Shkup.

Aty ishin përfshirë targat e makinës së saj, prandaj të gjithë mediat raportuan se ishte e përfshirë edhe artistja.

Për herë të parë ajo ka vendosur të zbulojë të vërtetën rreth kësaj cështje për ti dhënë fund spekulimeve.

“Unë kam qenë në Kosovë tek Prive-ja për incizimet e vitit të ri dhe makina ime ka qenë në shtëpi. Vëllau im, makinën e vjetër që e kam pasur e ka marrë, ka hipur dhe ka shkuar tek një shoku i tij. Ka patur tabela aty ku është regjistruar tabela dhe makina është në emër tim. Pastaj ka dalë në gjitha lajmet, kërkohet Adelina. Por nuk kam qenë as unë në makinë. E kam përjetuar aq keq, nuk di cfarë të them, jam tmerruar 3 ditë. I vetmi njeri që ka qenë afër meje ka qenë burri im që më ka thënë që duhet të jesh e lumtur për veten. Më tha, kur e di unë dhe shteti, nuk ke pse shqetësohesh për të tjerët”, tha ajo për Prive.