I THANË QË MERRET ME MILIARDERË ARAB/ Dorina Mema ja mbyll gojën të gjithëve: Atje marr leksionet e… – AlpeGossip
I THANË QË MERRET ME MILIARDERË ARAB/ Dorina Mema ja mbyll gojën të gjithëve: Atje marr leksionet e…

I THANË QË MERRET ME MILIARDERË ARAB/ Dorina Mema ja mbyll gojën të gjithëve: Atje marr leksionet e…

Sportistja e njohur Dorina Mema ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Glamour Zone” në ‘Ora News. Dorina ka folur gjerë e gjatë rreth jetës së saj, pushimeve super luksoze si dhe për udhëtimet e saj të shpeshta në Arabinë Saudite.

Për shkak të këtyre udhëtimeve, Dorina është bërë pre e shumë thashethemeve. Ajo shpesh është kritikuar se merret me miliarederët arabe, prandaj moderatorja Ester Bylyku i ka drejtuar një pyetje të tillë: “Gojët e liga çfarë nuk thonë për ty dhe udhëtimet në Arabi? Kush është e vërteta e këtyre udhëtimeve? Shkon për qejf ?”

Dorina, e cila njihet për një natyrë të drejtpërdrejtë, iu ka dhënë fund thashethemeve të ndryshme duke ua mbyllur gojën njëherë e mirë të gjithëve. “Atje kam marr leksionet e jetës sime dhe kam fituar leksionin bazë, islamin. Gjysmën e ditës e kaloj me një hoxhë, që është daja i vajzës së ministrit të brendshëm, që është shoqja ime e ngushtë”, është shprehur sportistja në studio.