FIFI PUBLIKON KËNGËN E RE PËR DITËLINDJE/ Reagimi i Flori Mumajesit nuk mund të mungonte – AlpeGossip
FIFI PUBLIKON KËNGËN E RE PËR DITËLINDJE/ Reagimi i Flori Mumajesit nuk mund të mungonte

FIFI PUBLIKON KËNGËN E RE PËR DITËLINDJE/ Reagimi i Flori Mumajesit nuk mund të mungonte

Me rastin e ditës së lindjes, Fifi ka publikuar sot këngën e re.

Këngëtarja emri i së cilës është Filloreta Raçi ka menduar të sjellë këtë surprizë të bukur për fansat e saj.

Kënga mban titullin “Akoma” dhe vjen e realizuar nga produksioni Cinematic. Kjo këngë është realizuar nga producenti Apollo ndërsa tekstin e ka shkruar vetë këngëtarja.

Edhe pse prisnin që Fifi të vinte me ndonjë bashkëpunim ose projekt të kantautorit Flori Mumajesi, kjo nuk do të thotë se ajo nuk ka mbështetjen e tij.

Vetë Flori ka publikuar një video promocionale të klipit në profilin e tij në Instagram, ndërsa i ka bërë edhe follow këngëtares.

Dyshja është përfolur për një marrëdhënie më tepër se miqësore, por asnjëri nga të dy nuk e ka pranuar duke vijuar vetëm me bashkëpunimet në sferën profesionale.

Projekti i fundit muzikor i Fifit ishte bashkëpunimi me Mc Kreshën, kënga “Psikopatja jote” e cila mori shumë klikime.