NGA SUSHI TEK ALKOLI/ Ja çfarë nuk duhet të bëni gjatë shtatzënisë – AlpeGossip
NGA SUSHI TEK ALKOLI/ Ja çfarë  nuk duhet të bëni gjatë shtatzënisë

NGA SUSHI TEK ALKOLI/ Ja çfarë nuk duhet të bëni gjatë shtatzënisë

Pavarësisht se për shumicën e grave shtatzënia konsiderohet si periudha më magjike e jetës, të gjitha e dimë që duhet të heqim dorë nga shumë gjëra.

Jo sushi, jo alkool dhe sigurisht jo cigare. Po mirë, ndoshta ju nuk doni asgjë nga ato më lart. Ju doni thjesht një tatuazh, për ta patur si kujtim gjatë periudhës së ëmbël.

Hmm, ndaloni pak këtu. Si fillim duhet të dini nëse mund ta bëni diçka të tillë gjatë atyre 9 muajve.

Ndoshta kishit shpresa për një tjetër përgjigje, por jo. E mira është të prisni derisa bebushi të lindë. Në fakt, je ose jo shtatzënë, gjëja e parë më e rëndësishme për të bërë një tatuazh është higjena. Mjafton vetëm një pakujdesi e vogël për të marrë infeksione të rënda, që më pas t’i transmetohet edhe bebit.

Rreziku më i madh mbeten 3 muajt e parë të shtatzënisë. Gjatë kësaj kohe, organet e bebit kanë formimin më të shpejtë dhe në mënyrë absolute nuk lejojnë që nënat të bëjnë tatuazh në trupin e tyre. Ndonëse rreziku vjen duke u pakësuar, gjëja më e mirë është të prisni. Janë vetëm 9 muaj.