E MREKULLUESHME/ Bebe Rexha bën gjestin më të bukur për shqiptarët – AlpeGossip
E MREKULLUESHME/ Bebe Rexha bën gjestin më të bukur për shqiptarët

E MREKULLUESHME/ Bebe Rexha bën gjestin më të bukur për shqiptarët

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ndonëse nuk jeton në atdhe është treguar gjithmonë shumë krenare për prejardhjen e saj. Ajo nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën, madje ka folur shqip publikisht, ka publikuar foto duke bërë shqiponjën, e shumë gjeste të tjera.

Së fundmi, teksa po ngiste makinën, këngëtarja ka hasur flamuj shqiptarë që valëviteshin në rrugë. Ajo i ka filmuar dhe dëgjohet teksa thotë ‘Woow sa bukur’ në një video te postuar në Instastory.

Kujtojmë që Bebe numëron një numër të madh ndjekësish, dhe ajo e shfaq veten me krenari duke na bërë njëkohësisht dhe neve shumë krenarë.