“Shtrëngimi më i bukur në jetë!” Zaimina poston videon më të ëmbël me të bijën – AlpeGossip
“Shtrëngimi më i bukur në jetë!” Zaimina poston videon më të ëmbël me të bijën

“Shtrëngimi më i bukur në jetë!” Zaimina poston videon më të ëmbël me të bijën

Këngëtarja simpatike, Zaimina Vasjari në muajin janar u bë nënë për herë të parë e një vajze, të cilën e pagëzoi me emrin Khloe. Edhe pse kanë kaluar vetëm pak muaj nga sjellja në jetë e vajzës Zaimina shfaqet me një pamje që na surprizën nga dita në ditë. Në një kohë shumë të shkurtër ajo ka arritur të rifitoj një fizik perfekt që xhelozohet nga të gjitha vajzat.

Zaimina poston vazhdimisht foto të sajat në rrjetet sociale, ndërsa kur bëhet fjalë për princeshën e saj, ajo tregohet e rezervuar dhe ende nuk ka ndarë me fansat një imazh të saj. Deri më tani kemi arritur të shikojmë vetëm dorën e të voglës së Zaiminës, e cila me siguri duhet të jetë shumë simpatike sikurse mami vet.

Mirëpo ditën e sotme Zaimina ka postuar një video të ëmbël të vogëlushes së saj ku shfaqet duke i shtrënguar dorën.

“Shtrëngimi më i bukur në jetë”, shkruan Zaimina sipër videos, ku është siguruar që ti mbulojë fytyrën vogëlushes së saj, e cila shihet se është duke fjetur.