KONTROLLONI GARDEROBËN/ Këtë lloj fundi do ta shihni kudo këtë pranverë – AlpeGossip
KONTROLLONI GARDEROBËN/ Këtë lloj fundi do ta shihni kudo këtë pranverë

KONTROLLONI GARDEROBËN/ Këtë lloj fundi do ta shihni kudo këtë pranverë

Kur është fjala për trendet, ka gjithmonë një detaj në çdo sezon që bie në sy më shumë se të tjerët dhe këtë e kupton edhe nga postimet e blogereve në Instagram. Vitin e kaluar, me siguri e kujtoni që fundet apo fustanet e mëndafshit me pala ishin tendencë që jo vetëm pushtoi stilin e rrugës, por edhe faqet e Instagramit.

Këtë sezon, ka një tjetër tendencë e cila ka nisur të gjendet gjerësit në rrjet dhe është përqafuar menjëherë nga vajzat e njohura të modës.

 

Edhe Javët e Modës, në qytetet kryesore të modës, Milano, Paris, New York, kanë spikatur fundin e mëndafshit. Me gjatësi treçerekëshe, ky lloj fundi mund të kombinohet me bluza shumë të thjeshta, me ngjyra pastel, të gjendura gjithandej këtë sezon.

Edhe stili i rrugës ka pikërisht këtë propozim për pranverën dhe pas saj, edhe verën.