“NGA LUMTURIA NUK KAM NDJERË ASGJË”/ Vesa Luma kujton momentet e veçanta në skenë (FOTO) – AlpeGossip
“NGA LUMTURIA NUK KAM NDJERË ASGJË”/ Vesa Luma kujton momentet e veçanta në skenë (FOTO)

“NGA LUMTURIA NUK KAM NDJERË ASGJË”/ Vesa Luma kujton momentet e veçanta në skenë (FOTO)

Vesa Luma është një nga këngëtaret shqiptare me origjinë kosovare, e cila zgjodhi qe karrierën e saj ta niste në Tiranë shumë vite më parë, duke u bërë pjesë e garës tek ‘Ethet e së premtes’.

Pasi u spikat për zërin e saj tek ai kompeticion, Vesa solli këngë të ndryshme herë pas here, duke u kthyer në një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Së fundmi Vesa ka kujtuar një moment shumë të veçantë nga rrugëtimi i saj në muzikë. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video ku shihet duke kënduar në festën e parë të Pavarësisë së Kosovës.

“-17 gradë, por nga lumturia e madhe siç duket nuk e paskam ndjerë. Ndjenjë që nuk përshkruhet. Dita e Pavarësisë së Kosovës 17 shkurt 2008. E lumtur që jam pjesë e historisë”, ka shkruar këngëtarja në videon ku ka qenë duke performuar këngën e saj ‘Jemi dhe s’jemi’.

Ndonëse vitet kanë kaluar dhe tashmë Kosova ka festuar shumë ditëlindje të Pavarësisë, emocioni i herës së parë ngelet gjithmonë i njëjtë për të gjithë.