Plane për fëmijë? Flet Amos Zaharia: “Po ja nise me të parin të tjerët vijnë me…” (VIDEO) – AlpeGossip
Plane për fëmijë? Flet Amos Zaharia: “Po ja nise me të parin të tjerët vijnë me…” (VIDEO)

Plane për fëmijë? Flet Amos Zaharia: “Po ja nise me të parin të tjerët vijnë me…” (VIDEO)

Ndër të ftuarit e emisionit Thumb të kësaj jave ka qenë një ndër çiftet më të reja në ashoëbiz. Bëhet fjalë për Amos Zaharian dhe Gigiola Haverikun.

Amos dhe Gigiola kanë dhënë një intervistë ndryshe për mikrofonin e Thumb ku përveç se kanë treguar disa detaje nga jeta e tyre kanë qenë mjaft të lirshëm.

Ata janë pyetur se tashmë që kanë zyrtarizuar lidhjen a kanë ndonjë plan për martesë dhe fëmijë. Fillimisht ka qenë Amos ai që është përgjigjur duke thënë:

“Puna është me ja nis se po ja nise me të parin vijnë me radhë. Por jemi akoma të rinj themi ta shijojmë e pak moshën se angazhimet aty janë”.

Më tej Gigiola ka një tjetër dëshirë: Të realizohemi njeherë si njerëz, pastaj të vij një person i tretë fëmija”.