KUSH DO DËSHIRONTE TË ZGJOHEJ SI ÇILJETA? Këngëtarja zbulon surprizën e vogëlushit të saj – AlpeGossip
KUSH DO DËSHIRONTE TË ZGJOHEJ SI ÇILJETA? Këngëtarja zbulon surprizën e vogëlushit të saj

KUSH DO DËSHIRONTE TË ZGJOHEJ SI ÇILJETA? Këngëtarja zbulon surprizën e vogëlushit të saj

Çiljeta ka treguar herë pas here me anë të postimeve të ndryshme në ‘Instagram’, në intervista, por jo vetëm, se një nga dashuritë më të mëdha të këngëtares është djali i saj, Fernando. Ditën e sotme ajo ka publikuar një video ku duket se për të dita ka nisur në formën më të bukur. Në të shihet vogëlushi i saj duke i rënë kitarës dhe bashkangjitur ajo ka shkruar: “Duke zgjuar mamin nga gjumi si një mariaçi me kitarë mbrapsht”.

Mesa duket Fernando e ka gjetur mënyrën se si ta surprizojë këngëtaren, ndaj dhe Çiljeta nuk ka nguruar ta ndajë me të gjithë këtë moment të veçantë.

Kujtojmë se prej disa kohësh këngëtarja nuk ka sjellë një projekt të ri muzikor, por pavarësisht kësaj ajo vazhdon të jetë ndër të preferuarat e publikut shqiptar.