Princ Harry është shumë i lumtur që do bëhet baba për herë të parë me Meghan Markle.
Dhe ai ka shprehur dëshirën që foshnja mbretërore të jetë vajzë.
Gjatë një eventi në Australi, një fans i tha Princit anglez: “Shpresoj që të jetë vajzë.”
Ndërsa Duka iu përgjigj: “Edhe unë” dhe më pas u largua.
Gjithashtu iu u shpreh me shaka se ‘Harriet’ do të ishte një emër i mirë.
Çifti mbretëror ende nuk ka zbuluar gjininë e fëmijës, por pritet që të lindë pranverën e vitit të ardhshëm.