“KUR BANORËT…”/ Valbona Mema: Ja cfarë më mungon më shumë nga BBV – AlpeGossip
“KUR BANORËT…”/ Valbona Mema: Ja cfarë më mungon më shumë nga BBV

“KUR BANORËT…”/ Valbona Mema: Ja cfarë më mungon më shumë nga BBV

Valbona Mema ishte një ndër pjesëmarrëset e edicionit të dytë të Big Brother Vip, e cila u dallua për harmoninë e sjellë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Pushime On Top”, këngëtarja ka treguar se ajo cfarë i mungon më shumë nga BBV është mëngjesi, kur ngrihej për të pirë kafen, duke kënduar.Pavarësisht se mban marrëdhënie të ngushta me të gjithë ish-konkurrentët, Valbona shprehet se e ka marrë malli për përqafimet e banorëve.

Sa i përket planeve për të ardhmen, artistja ka treguar se dëshiron të bëjë një koncert të madh, në stadium ose në shesh.