E dënuan me burg, flet motra e Anjeza Shabanit: Si e përjetova lajmin.. – AlpeGossip
E dënuan me burg, flet motra e Anjeza Shabanit: Si e përjetova lajmin..

E dënuan me burg, flet motra e Anjeza Shabanit: Si e përjetova lajmin..

Anjeza Shabani, ish-drejtoresha e kopshtit “Diren” u dënua me 2 vite burg nga gjykata për dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve.

Ndërkohë, e motra e Shabanit , moderatorja Dajana Shabani ka qenë e ftuar në emisionin “Një kat më lart” me Ermal Peçi. Në IN TV ndër të tjera Dajana foli edhe për historinë e së motrës, të cilën ajo nuk ngurroi ta quaj si një nga momentet e saj më të vështira.

“Unë kam qënë me pushime, sa kisha dal nga lehonia. Ra një bomb, për 21 ditë unë nuk kam dal fare nga shtëpia pasi nuk doja të shikoja asnjeri’- tha Dajana.

E pyetur nga Ermali në lidhje me komentet online, ajo theksoi se nuk bëri asnjë reagim apo tu thoshte miqve të saj të shkruanin në favorin e saj.

“Nuk e kam me asnjëri që nuk na ka njohur, e kam me njerëzit që na kanë njohur. Nuk i harroj njerëzit që më kanë zhytur në ditë të vështira. Unë sfidoj çdo njeri që ti ndodhi e njejta gjë e të mbaj qëndrim, unë nuk do bëj çfarë duan shqiptarët, s’do ta bëj kurrë” – u shpreh moderatorja.