Vajza e vogël e Dritan Priftit dedikim prekës të atit: Sikur të të dëgjoja dhe një… (FOTO) – AlpeGossip
Vajza e vogël e Dritan Priftit dedikim prekës të atit: Sikur të të dëgjoja dhe një… (FOTO)

Vajza e vogël e Dritan Priftit dedikim prekës të atit: Sikur të të dëgjoja dhe një… (FOTO)

Ish-ministri i Energjetikës dhe deputet i LSI, Dritan Prifti u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare më 12 tetor të vitit të kaluar si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në gjak.

Prifti la pas bashkëshorten dhe 4 fëmijë, 3 djem dhe vajzën Livia e cila bën shpeshherë postime shumë prekëse në Instagram pas vdekjes së të atit.

Së fundmi ajo ka postuar një foto nga koha kur ishte bebe dhe shkruan se do donte të dëgjonte zërin e të atit.

“Nëse do të shprehja një dëshirë, do doja të dëgjoja ty të thërrisje emrin tim”, shkruan Livia me një emoji të mërzitur dhe një zemër të thyer.

Livia ka tërhequr shpesh vëmendjen me bukurinë e saj, fotot si modele dhe e veshur plot stil.