I prekur dhe me zërin e ngjirur Majk rrëfehet për djalin: ''Roanit nuk ja vura emrin unë. Ja si do ta kisha quajtur'' - AlpeGossip
I prekur dhe me zërin e ngjirur Majk rrëfehet për djalin: ”Roanit nuk ja vura emrin unë. Ja si do ta kisha quajtur”

I prekur dhe me zërin e ngjirur Majk rrëfehet për djalin: ”Roanit nuk ja vura emrin unë. Ja si do ta kisha quajtur”

Padyshim Majk është një ndër këngëtarët më të talentuar të muzikës rep në Shqipëri, këngët që ka sjellë në tregun muzikorë shqiptarë padyshim janë ndër hitet më të suksesshëm.

Së fundmi ajo që ka bërë më shumë zhurmë në jetën e tij private ka qenë lidhja e shkurtër që ka pasur me Majlinda Zekën, që solli në jetë një fëmijë i cili bëri për herë të parë prind reperin dhe bukuroshen e rrjeteve sociale.

Mbrëmjen e djeshme, Majk ka qenë i ftuar në emisionin “Nin” ku ka folur pikërisht për vogëlushin e tij.

“Është dhurata më e bukur që kam marrë në jetë!”-ka thënë Majk në intervistë, ku gjithashtu ka zbuluar se nuk ka qenë ai që ia ka ngjitur emrin djalit të tij.

Duke mos përmendur kush ia ka vënë në të vërtetë, reperi duket se u vu disi në siklet, ndërsa më tej u shpreh se atij i ka pëlqyer gjithnjë emri Xhon dhe se ndoshta nëse do të kishte pasur mundësi, do t’ja kishte vënë kështu emrin të birit.