Që prej përfundimit të lidhjes së tij (të pakonfirmuar) me këngëtaren Elvana Gjata, jeta sentimentale e kantautorit Flori Mumajesi është shndërruar në një enigmë të vërtetë.
Prej më shumë se një viti ai është zhvendosur në Prishtinë ku përflitet të ketë një lidhje me moderatoren Liberta Spahiu, megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka folur kurrë për këtë çështje, për të cilën asgjë nuk dihet me siguri.
Mirëpo, Flori herë pas here nuk ngurron të ngacmojë ndjekësit në rrjetet sociale në lidhje me këtë temë, siç ishte rasti i fundit kur të gjithë menduan se ai ishte fejuar, por në fakt bëhej fjalë vetëm për një reklamë.
Së fundmi, kantautori ka publikuar një seri postimesh në Instagram, ku ndër të tjera flët për dikë që e quan “grua”, për emrin e vajzës, për arsyen përse nuk martohet si dhe i bën një dedikim romantik partneres, ndërkohë që të gjitha këto, të thëna hera-herës me humor, kanë bërë lëmsh ndjekësit e tij.
“Grus time: E kam gjet emrin e vajzës. Shota!”-shkruhet në postimin e parë të Mumajesit.