Për thonjtë e radhës s’do të mendoheni shumë, pasi ngjyrat pastel janë alternativa më e mirë e këtij sezoni. Frymëzuar nga petalet e trëndafilit, ngjyrat më të famshme për momentin janë ato më të ëmblat, më të freskëtat dhe që mbi të gjitha duken një mrekulli në dorë!
Cilëndo nga opsionet në vazhdim të zgjidhni, të jeni të sigurta që keni bërë zgjidhjen e duhur.
1. Limon
Kjo ngjyrë kaq natyrale, përveçse do t’ju ngrejë humorin sa herë t’i shihni s’do t’ju mërzitet kurrë.
2. Lejla e hapur
Imagjinojeni pak kur duart të jenë nxirë nga dielli
3. Mente
Minimaliste dhe e guximshme në të njëjtën kohë
4. Rozë bebeje
Kërkojeni fiks këtë formë dhe këtë nuancë. Asgjë më pak, asgjë më shumë.
5. Pjeshkë
Ruajeni si ide për andej nga qershori, korriku.
6. Bojëqielli
Prisni t’ju kopjojnë!
Burimi: Who What Wear