Fevziu flet pse donte të largohej nga “Klan”: I kërkova unë Blushit të shkoja te Top-i, kam qenë në një… – AlpeGossip
Fevziu flet pse donte të largohej nga “Klan”: I kërkova unë Blushit të shkoja te Top-i, kam qenë në një…

Fevziu flet pse donte të largohej nga “Klan”: I kërkova unë Blushit të shkoja te Top-i, kam qenë në një…

Gazetari Blendi Fevziu këto javët e fundit është komentuar shumë pas daljes së lajmit se po mendonte të largohej nga “Tv Klani”, ku prej shumë vitesh shfaqet me emisionin e tij “Opinion”, për të shkuar në kanalin rival, “Top Channel”.

Fillimisht i pyetur nga Alpenews.al nëse ishin të vërteta zërat e ndryshëm mediatike rreth një largimi të tij nga ekrani i televizionit kombëtar Klan, drejt një televizioni tjetër kombëtar siç është ai Top Channel, Fevziu tha se “ende nuk kam vendosur” për këtë lëvizje dhe se kishte biseduar me Top Channel.

Por pak ditë më parë vetë televizioni Klan doli me një deklaratë ku konfirmoi se Blendi Fevziu do të ishte pjesë e Klanit dhe për 5 vitet e ardhëshme.

Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e sotme në “360 gradë” në “Ora News”, ai është shprehur se nuk u largua vetëm për arsye emocionale.

Ka qenë një zgjidhe emocionale, janë shumë të vështira këto zgjedhje, do vazhdoj në një vend që edhe pse ke probleme të vogla, sherre të brendshme, ke krijuar stabilitet”.

Pyetjes nëse Rama e ka ndikuar për t’u larguar drejt Top-it, ai u përgjigj: Rama nuk influencon dot asnjë nga vendimet e mia, ne nuk jemi miq, kemi një raport korrekt pune. Një njeri që nuk është mik nuk mund as të këshillojë dhe as ta dëgjosh për diçka.

“Nuk ka pasur negociata për këtë kalim të mundshëm, i kisha kërkuar unë Ben Blushit të shkoja te Top-i, dhe kam qenë një dyzim. Nuk mund të largohesha nga Klani sepse kisha “një problem” moral me Frangaj, doja ta mbyllja me një lloj mirëkuptim, për t’i thënë që e përmbusha një cikël 20 vjeçar. Unë isha mirë dhe komod në Klan, por kisha një projekt që mund të dukej më interesant në Top, por nuk ika. Unë nuk kisha një shkak që doja të largohesha, kjo ishte një çështje që: unë kam një gjë më tërheqëse së këtu, por kaq”, u shpreh ai.