Letër nënës time, që nuk i tregova dot se abortova… – AlpeGossip
Letër nënës time, që nuk i tregova dot se abortova…

Letër nënës time, që nuk i tregova dot se abortova…

Kur mësova në fillim që isha shtatzënë, po qeshja. S’më dukej e vërtetë. E mendova njëherë të ta thoja ty, por s’doja të shqetësoheshe. Kishe mjaftueshëm stres. Isha 21-vjeç dhe mund ta zgjidhja vetë këtë. Ti s’duhet ta mësoje kurrë. Siç më kishe thënë vetë disa herë, ajo që s’dimë, nuk na vret.

Një dhomë pritjeje në një klinikë aborti mban sa tension aq edhe heshtje. Dhoma është e mbushur plot me njerëz, por ajri është i ftohtë. Kontakti me sy është minimal dhe kur diçka e tillë ndodh, duket sikur të gjithë ngrin.  U ula afër një vajze e cila mund të kishte moshën time, ose edhe më e re. E shihja tek luante një lojë në celularin e saj dhe mund ta ndjeja çfarë po përjetonte. E kuptoja që në të tilla situata, shkëputja nga realiteti është tunduese. E ëma ju ul pranë, i pëshpëriti në vesh disa fjalë inkurajuese dhe e përqafoi. I kisha kaq zili.

U skuqa dhe sytë mu mbushën me lot. Të mendova ty, që ishe ndoshta në shtëpi dhe ndoshta parandjeje diçka. Doja kaq shumë të isha ajo vajzë. S’kishte rëndësi sa njerëz më thanë që gjërat do të bëhen mirë. E dija që pa ty këtu asgjë s’do të ishte mirë. Gjithsesi qëndrova stoike, duke menduar se ishte e vetmja mënyrë për të dalë nga e gjithë kjo.
I thoja vetes se ti ke më shumë gjëra për të cilat duhet të shqetësohesh, por thellë doja të ishe këtu me mua. Kur bëra ekon mendova për ty dhe imagjinova sa ndryshe do ta kishim pritur këtë moment.

Imagjinova sa ndryshe duhet të ishte ekoja ime e parë, me ty aty pranë, e emocionuar për lajmet që do të merrnim. Kur infermierja më tregoi foton e ekos, mendova menjëherë se si je ndjerë ti kur më pe mua për herë të parë. U ndjeva kaq fajtore, isha 7 javëshe shtatzënë.  Në makinë shpërtheva së qari. U ktheva nga i dashuri im dhe mes lotësh i thashë që kisha frikë. I thashë sa doja të ishe ti me mua dhe më kërkoi të të telefonoja. Por s’mund të të shqetësoja ty. Isha e pavarur dhe mund të dilja vetë nga e gjithë kjo. 
Ty s’të duheshin shqetësime të tjera. Një javë më vonë, bëra abortin. Ishte kaq ndryshe nga çfarë duket në televizion. Vështroja çdo detaj dhe kisha frikë. Kësaj here isha ulur pranë një gruaje që kishte moshën tënde. Sërish mu kujtove ti.

Po rrinim në heshtje, por një pjesë e imja donte kaq shumë që ajo të më përqafonte dhe  të më thoshte të mos mërzitesha, njësoj siç do bëje ti. 
Në fund, kur anestezisti më thirri u pendova dhe një frikë e papërshkrueshme më kapi sapo e pash veten mbi atë tryezë kirurgjikale.E mendoja që edhe mund të vdisja. Mendoja se sa do të më mungonit ti dhe babi dhe sa ju do t’ju merrte malli për mua. Më vinte inat me veten që s’të besova mjaftueshëm për të të thënë dhe s’doja që ti ta dënoje veten.  Në gjendje agonie, mendoja se nuk do ta kisha më kurrë shansin për të të thënë se je mamaja më e mirë në botë. Kur u zgjova, kuptova që jam vajza më me fat në botë!