Pas akuzave për MASHTRIM, argjendari miliarder i Indisë kërkon azil politik në Londër – AlpeGossip
Pas akuzave për MASHTRIM, argjendari miliarder i Indisë kërkon azil politik në Londër

Pas akuzave për MASHTRIM, argjendari miliarder i Indisë kërkon azil politik në Londër

Miliarderi indian, Nirav Modi, stolitë e të cilit i kanë mbajtur yje të Hollywoodit dhe Bollywoodit, po kërkon azil politik në Londër pas akuzave për mashtrim, raportoi Financial Times.

Ndërmjetësi i diamanteve dhe argjendari i i famshëm u zhduk në shkurt pas hetimeve të nisura për një rast mashtrimi prej 2 miliardë dollarësh në Bankën Kombëtare të Punjabit (PNB).

Policia indiane lëshoi një urdhër për arrestimin e tij.

Dyqane indiane të firmës u mbyllën dhe pasuritë u konfiskuan duke përfshirë llogaritë bankare dhe makinat luksoze.

Gjatë tetë viteve të fundit Z. Modi ka krijuar një markë ndërkombëtare bizhuterish me dyqane në Londër, Nju Jork dhe Hong Kong, duke shitur diamantë dhe vathë dhe varëse me gurë diamanti.

Yje të tillë si Kate Winslet, Rosie Huntington-Whiteley dhe Naomi Watts, kanë mbajtur bizhutë e tij. Ndërkohë ylli i Bollywood Priyanka Chopra reklamon markën.

Suksesi e bëri Nirav Modin një nga njerëzit më të pasur të Indisë, me një pasuri personale prej 1,75 miliardë dollarësh amerikanë, sipas Forbes.