PENGU I JETËS/ Elsa Lila flet për vrasjen e nënës së saj në 1997: E vetmja gjë që do të ndryshoja… – AlpeGossip
PENGU I JETËS/ Elsa Lila flet për vrasjen e nënës së saj në 1997: E vetmja gjë që do të ndryshoja…

PENGU I JETËS/ Elsa Lila flet për vrasjen e nënës së saj në 1997: E vetmja gjë që do të ndryshoja…

Këngëtarja Elsa Lila ka kujtuar pengun e saj të jetës, që ishte vrasja e nënës së saj në vitin e mbrapsht të 1997-ës.

Në podcastin e kryeministrit Edi Rama, Elsa u shpreh se do të kishte dashur të ndryshonte në yjësi vdekjen e nënës së saj.

“Nuk do ndryshoja asnjë pikë e asnjë presje nga çdo gjë që yjësia ka vendosur të eksperimentoja sepse ndryshe unë nuk do isha kjo që jam sot apo ajo që do të jem nesër me të gjitha eksperiencat e tjera që jam e sigurt do më ndodhin, sepse akoma nuk kemi mbaruar, jemi rrugës. E vetmja gjë që do të ndryshoja ndoshta, e vetmja gjë që yjësia atë momentin e mamasë sime ta kishte eliminuar, ta kisha edhe sot. E vetmja, ajo. Pasi nuk ndodhi në mënyrë të natyrshme, por ndodhi në mënyrë artificiale.”, tha ajo.

Elsa Lila humbi nënë në vitin 1997. Kujtojmë se Eva Vishaj u gjet e pajetë më 23 maj 1997 e qëlluar me një plumb në kokë pranë kilometrit të 29-të, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.