Mbrëmja e sotme në ‘Xing me Ermalin’ solli mjaft të qeshura në publik dhe këngëtarja e ftuar Albërie Hadërgjonaj tërhoqi vëmendjen e të gjithëve jo vetëm me bukurinë, por edhe me batutat e rrëfimet e saj të sinqerta.
Siç e do zakoni, çdo i ftuar në emision bëhet pjesë e një loje, e cila këtë herë rezultoi mjaft argëtuese për Albërien. Ermal Mamaqi i kërkoi asaj të shtrihej në shtrat, teksa i maste pulsin në gisht me një aparat.
Albëria duhej të plotësonte vazhdimin e fjalëve të urta që Mamaqi do ti tregonte asaj, mirëpo si çdo lojë, edhe kjo kishte nivelin e saj të vështirësisë. Në shtratin ku gjendej Albëria, moderatori solli djalin muskuloz me të brendshme, i cili e ndezi menjëherë situatën.
Ai u fut nën jorgan me këngëtaren, të cilës ju ngrit tensioni teksa i përgjigjej pyetjeve të Ermalit dhe shumicën prej tyre i ngatërroi. Në një moment, djaloshit të ri i është kërkuar të rrisë nivelin e vështirësisë së lojës, duke hequr të brendshmet e tij brenda në shtrat.
Ai i ka hequr ato duke i tundur me njërën dorë, ndërsa Albëria nuk e ka përmbajtur dot veten dhe e ka hequr fare aparatin e matjes së pulsit, duke thënë se nuk i duhej më, pasi pulsi i kishte shkuar 200.






![Rita Ora shokon kalimtarët: Mban kapele me stemën e një gruaje të zhveshur, me këmbët e hapura [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/04/da8ef8151d8d74e3b2cc75bb9e449020_L-400x246.jpg)






