“SHPIRTI IM E DI Ç’KAM HEQUR”/ Graciano Tagani tregon per vështirësitë që ka kaluar kur Klaudia dhe Albi u ndanë (VIDEO) – AlpeGossip
“SHPIRTI IM E DI Ç’KAM HEQUR”/ Graciano Tagani tregon per vështirësitë që ka kaluar kur Klaudia dhe Albi u ndanë (VIDEO)

“SHPIRTI IM E DI Ç’KAM HEQUR”/ Graciano Tagani tregon per vështirësitë që ka kaluar kur Klaudia dhe Albi u ndanë (VIDEO)

Prej 7 vitesh balerini i njohur Graciano Tagani ishte pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos në Tv Klan. Por ai në një intervistë ekskluzive për emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës tregoi se tashmë nuk është më pjesë e trupës së Albit dhe u largua nga puna në një mënyrë që ai nuk e priste kurrë, vetëm me një sms në Whats App.

Graciano i pyetur nga Fatma ka treguar se si ka arritur ta mbante mirë marrëdhënien me Albi Nakon dhe Klaudia Pepan kur ata ishin të martuar.

“Unë jam ndarë 800 herë në jetën time, por kur janë ndarë ata zëre se jam ndarë unë. Nuk di, njëri më merrte në telefon, tjetri për tu takuar. Do te sqaronin muhabete por secili ka muhabetet e veta. Unë nuk kisha si të ndërhyja sepse isha miku i të dyve. Shpirti im e di se çfarë ka hequr.”- tha Graciano.

Balerini u shpreh se Klaudia vazhdon të ketë raportë të shkëlqyera dhe është një ndër mikeshat e tij më të mira.