Ambeta Toromani: Ja pse vendosa të kthehem tani në Shqipëri (FOTO) – AlpeGossip
Ambeta Toromani: Ja pse vendosa të kthehem tani në Shqipëri (FOTO)

Ambeta Toromani: Ja pse vendosa të kthehem tani në Shqipëri (FOTO)

Ajo i kishte munguar botës së artit shqiptar dhe tani vendosi të kthehej në mënyrën më të veçantë. Anbeta Toromani e nisi karrierën si balerin në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe më pas eksperienca e saj në emisionin “Amici” të Maria de Filippi shërbeu si një trampolinë, për t’u ngjitur në skenat më të mëdha italiane.

Dje Ambeta Toromani u rikthye në Shqipëri, duke u bërë pjesë e spektaklit më të ri “Virtuozët“.

Ajo u pyet nga Inva Mula, sopranoja me famë botërore që moderon spektaklin, se si e përshkruan rikthimin e saj në Shqipëri.

“Vajta kalova gjithë Italinë, askund nuk gjeta si Shqipërinë“, u shpreh ajo.

E gjithë salla shpërtheu në duartrokitje për atë çka ajo tha, por gjithashtu edhe për prezencën e saj në këtë spektakël.