“Një spektakël argëtues që nuk është bërë asnjëherë më parë”/ Moderatori i njohur zbulon programin e ri ku do shohim (FOTO) – AlpeGossip
“Një spektakël argëtues që nuk është bërë asnjëherë më parë”/ Moderatori i njohur zbulon programin e ri ku do shohim (FOTO)

“Një spektakël argëtues që nuk është bërë asnjëherë më parë”/ Moderatori i njohur zbulon programin e ri ku do shohim (FOTO)

Prej thuajse dy vitesh Florian Agalliun jemi mësuar ta shohim në emisionin e paradites “Në shtëpinë tonë” në “Top Channel”. Mirëpo ai ka treguar se shumë shpejt do ta shohim në një format të ri, një spektakël argëtues me kamera të fshehta.

“Do të vij në ekran me një super format, të cilin e kemi punuar më shumë qejf, do të jetë një show argëtues me kamera të fshehta, ku në qendër ka një individ për të cilin luajnë 30 aktorë. Nuk është bërë asnjëherë më parë, është një ide krejt e re dhe do të vijë ekluzivisht në “Top Channel”, shumë shpejt!” – është shprehur moderatori për “Panorama Plus”.

Por gjithashtu ai ka zbuluar edhe ëndrrën e tij për një format tjetër televiziv, një show sportiv, të cilin ka ndër mend ta realizojë shumë shpejt.

“Ëndrra ime më e madhe dhe që e kam të hedhur në letër është një show sportiv. E kam të qartë çfarë dua të bëj dhe e dashuroj atë punë. Nuk do të jetë e largët dita që do të finalizohet. Thjesht, duhet pak kohë” – tha Flori.