Nëse keni menduar se Krishtlindja është një festë që na bën bashkë me familjen, këtë nuk e mendojnë aspak të rinjtë anglezë.
Në Britaninë e Madhe e kremtuan natën para Krishtlindjes në stilin e tyre me një mbrëmje me alkool, duke bërë zhurmë e duke u penguar në rrugët e qyteteve të vendit. Madje aty edhe “Babagjyshi” nuk dukej se ishte mirë.
Festa zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku në rrugë shihje persona të lumtur që përqafoheshin me njëri-tjetrin.
Gjithashtu nga fotot e publikuara nga mediat e huaja vihen re persona që ndihmonin miqtë të qëndronin në këmbë nga pija e tepërt.
Të dehur në rrugë, të pandërgjegjshëm, krahas incidenteve të vogla, kjo është panorama e Krishtlindjes së “çmendur” në Britani.