VETËM 9 MUAJSHE/ Sia e vogël është ngritur në këmbë dhe mami Ami është shumë krenare (FOTO) – AlpeGossip
VETËM 9 MUAJSHE/ Sia e vogël është ngritur në këmbë dhe mami Ami është shumë krenare (FOTO)

VETËM 9 MUAJSHE/ Sia e vogël është ngritur në këmbë dhe mami Ami është shumë krenare (FOTO)

Me 12 mars, Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij Amarda Toska u bënë prindër për të dytën herë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilën e quajtën Sia.

Për vogëlushen nuk dimë shumë, pasi mami dhe babi i saj janë kujdesur ta shfaqin sa më pak në rrjetet sociale, ndaj dimë vetëm për bishtalecat e saj. Mirëpo mbrëmjen e sotme, moderatorja Amarda Toska zbuloi një video nga atmosfera e Krishtlindjeve në familjen e saj.

E veshur me kostumin e babagjyshit dhe me bishtalecat e saj karakteristike, Sia e vogël ishte ngritur në këmbë dhe po hidhte hapat e parë. Mami Ami duket se ishte shumë krenare, teksa e shoqëroi videon me emoji-n e një fëmije që duartroket.