E KISHIT MENDUAR NDONJËHERË? Eli Fara mund të realizojë bashkëpunim me Feron (VIDEO) – AlpeGossip
E KISHIT MENDUAR NDONJËHERË? Eli Fara mund të realizojë bashkëpunim me Feron (VIDEO)

E KISHIT MENDUAR NDONJËHERË? Eli Fara mund të realizojë bashkëpunim me Feron (VIDEO)

Eli Fara është një prej këngëtareve më të njohura të muzikës popullore në vendin tonë. Ajo ishte e ftuar këtë javë në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu dhe ka folur pa komplekse për jetën e saj personale por edhe profesionale.

Ajo e pyetur nga Aulona nëse pas Aurela Gaçes do të bënte bashkëpunim me një reper, duke marrë si shembull reperin më të ri në treg Feron,  Eli në fakt na habiti me përgjigjen e saj.

“Po patjetër, nëse unë gjendem mire dhe ruhet origjinalitetit im do ta bëja bashkëpunim me të”.  Po po kështu siç po e lexoni , ndoshta në një të ardhme mund të kemi një duet Fero dhe Eli Fara,, Fero&Fara…

Nëqoftëse nuk na besoni ndiqni intervistën e Elit duke klikuar videon e mëposhtme.