KORONAVIRUSI/ Arnold Schwarzenegger dhuron shumën e majme për luftën ndaj COVID-19 – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Arnold Schwarzenegger dhuron shumën e majme për luftën ndaj COVID-19

KORONAVIRUSI/ Arnold Schwarzenegger dhuron shumën e majme për luftën ndaj COVID-19

Aktori me famë botërore, Arnold Schwarzenegger ka dhuruar një shumë të majme për luftën kundra koronavirusit. Aktori 72-vjeçar ka bërë të ditur se dhuruar 1 milionë dollarë. Në postimin e tij, aktori jep edhe disa këshilla se si të mbrohemi në këtë periudhë pandemie.

“Asnjëherë nuk e kam menduar të ulem në divan dhe të ankohem sa keq janë gjëra. Gjithmonë kam menduar se ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të përmirësuar gjërat. Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të mbrojtur heronjtë tanë të vërtetë në vijën e parë në spitalet tona dhe jam krenar që bëhem pjesë e saj. Unë dhurova 1 milion dollarë dhe shpresoj që të gjithë ju t’i mbështetsni këta heronj gjithashtu”, shkruan aktori.