“DO JEPJA GJITHÇKA TË DËGJOJA…”/ Ronela Hajati kujton të atin dhe zbulon tatuazhet kushtuar prindërve – AlpeGossip
“DO JEPJA GJITHÇKA TË DËGJOJA…”/ Ronela Hajati kujton të atin dhe zbulon tatuazhet kushtuar prindërve

“DO JEPJA GJITHÇKA TË DËGJOJA…”/ Ronela Hajati kujton të atin dhe zbulon tatuazhet kushtuar prindërve

Në këtë ditë të vitit 2013 Ronela Hajati përjetonte një humbje të madhe, teksa largohej nga jeta babai i saj, Marash Hajati, i njohur për punën e tij si gazetar dhe në RTSH.
Fjalët e lamtumirës për të atin, këngëtarja i ka shpërndarë sërish në Instagram, kësaj rradhe shoqëruar dhe me fjalitë: “Më duket ende jo reale. Kam folur gjithmonë ëpr ty busho. Ajo çka ngelet në zemër është papërshkrueshme.”

Ronela ka zgjedhur këtë datë po ashtu për të na zbuluar dhe tatuazhet që ajo ka bërë si një dedikim ndaj prindërve, pikërisht emrat e tyre. Në postimin ku tregon tatuazhet, ajo shkruan dhe disa fjalë emocionuese për ta, duke i falenderuar për dashurinë që i kanë dhuruar dhe thotë se do ishte e gatshme të jepte gjithçka, për të dëgjuar batutat e të atit sërish vetëm 5 minuta.”

View this post on Instagram

Busho, mamo! Asnjeri ne kete jete nuk i zgjedh prinderit,ndaj sot dua ti them Faleminderit Zotit qe me fali dy prinder te mrekullueshem, autoritare,te mencur e me nje dashuri e devotshmeri te pakrahasuar ndaj meje! Jashte cdo gjeje qe shesim,japim ,te vetmit qe me njohin dhe jetoj cdo dite duke shpresuar qe gjithe investimi juaj te shperblehet sadopak ! Mesova shume e dola goxha femije i mire me thene te drejten (modestia ne agravim 😂) po skish ku te shkonte me aq shume sa jeni lodhur duke me mesuar ! Ti duam prinderit sa i kemi,sepse sot qe babai im nuk eshte ne jete,jam gati per gjithcka vetem ti degjoj batutat e tij per 5 minuta! Ju kam ne shpirt ! Ndersa qe ju kam ne krahe u kujdes mjeshtri @klajdi_pipero @pipero_art_studio 🙏❤️

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on