Arbri single deri në të 40-at: Lidhjet këtu bëhen mbytëse, nuk ka kuptim të… – AlpeGossip
Arbri single deri në të 40-at: Lidhjet këtu bëhen mbytëse, nuk ka kuptim të…

Arbri single deri në të 40-at: Lidhjet këtu bëhen mbytëse, nuk ka kuptim të…

I ftuar në “Pop Culture” ditën e sotme ka qenë Arbër Çepani, fituesi i edicionit të parë të Big Brother Albania.
Ai tregoi për eksperiencën e tij në Big Brother, sipërmarrjen me të cilën merret prej vitesh dhe planet e së ardhmes.

Sigurisht, detajet e jetës private nuk mund të mungonin kurrsesi. Prej kohësh ai i ka dhënë fund një lidhjeje disa-vjeçare, e ndërsa sot bëri një deklaratë më shumë se të qartë rreth statusit aktual.

 

Për ta bërë edhe më të kuptueshme ai tha se nëse vajza me të cilën lidhesh ndërkohë që ke një motorr me 6000 kuaj fuqi, të ndihmon dhe të shtyn përpara, atëherë shumë mirë. Por nëse ajo motorrin e kthen në dumdum, ish-banori zgjedh të rrijë vetëm.“Unë kam bërë një premtim me vete, miqtë familjen. Do të jem single deri në moshën 40-vjeçare. Mendoj se mosha 30 deri në 40 vjeç janë vitet kur njeriu prodhon gjërat më të mira në karrierë. Ose, duhet të gjesh dikë që të të mbështesë dhe të shtyjë të ecësh edhe më fuqishëm.”- u shpreh ai.

Këtë krahasim, Çepani duket se e bëri për të vënë në dukje atë ç’ka nuk i pëlqente tek lidhjet në Shqipëri.

“Tani dua vetëm karrierën. Lidhjet tek ne kthehen në mbytëse. Të ikën energjia në diskutime pa vlerë. Nuk jam kurrsesi kundër lidhjeve serioze. Kam qenë për shumë vite në të tilla dhe kam mësuar shumë. Gjithsesi, është gjithnjë kënaqësi të jesh në shoqërinë e zonjushave.”- përfundoi ai.