ÇMENDURIA E RADHËS NË KONCERTIN E MALUMËS/ Artisti puth fansen para partnerit të saj – AlpeGossip
ÇMENDURIA E RADHËS NË KONCERTIN E MALUMËS/ Artisti puth fansen para partnerit të saj

ÇMENDURIA E RADHËS NË KONCERTIN E MALUMËS/ Artisti puth fansen para partnerit të saj

Koncertet e artistëve me famë botërore janë shpesh të çmendura, por koncertet e Maluma-s janë nivel tjetër. Kolumbiani mundohet që asnjë prej tyre mos t’i ngjajë tjetrit dhe një nga veçoritë dalluese janë puthjet që ai u bën fanseve.

Shumë i ngjisin fansat në skenë të performojnë krah tij, por vetëm Juan Luis Londoño Arias apo emri i tij i artit Maluma i puth në buzë. Një puthje e ka marrë edhe një fanse me fat në Luksenburg gjatë koncertit që ai ka zhvilluar aty për turin “Papi Juancho”. Mirëpo, vajza në fjalë nuk e ka kërkuar vetë këtë gjë. Për habinë e shumë njerëzve ishte burri i saj që mbante një pankartë në duar ku shkruhej : ”Puth gruan time”.

Kjo pankartë kaq jo e veçantë ka marrë edhe vëmendjen e Malumës që sigurisht ia ka realizuar dëshirë. Dhe jo, jo! Mos u nxitoni, sepse ka qenë thjesht një puthje në faqe jo në buzë si zakonisht. Vërtetë çapkën, por Maluma di t’i respektojë burrat e fanseve të tij.

Në fakt, nëse hedhim një vështirm pas në koncertet që Maluma ka mbajtur deri tani ai nuk ka puthur asnjë fanse në buzë. Të ketë ndikuar fakti që tani është i lidhur dhe jo më beqar?

Vajza fatlume quhet Susana Gómez dhe është në një lidhje me yllin e muzikës latine që nga fundi i vitit 2020 kur u fotografuan për herë të parë së bashku. Pak dihet për 28-vjeçaren që i ka marrë zemrën Malumës. Ndërsa ky i fundit gëzon famën dhe është në qendër të vëmendjes, Susana është një arkitekte nga Kolumbia që jeton larg botës së spektaklit. Nëse doni të dini më shumë për të dashurën e Malumës,