Baballarët e famshëm të vajzave tregojnë se çfarë bëjnë kur janë bashkë në udhëtim (FOTO) – AlpeGossip
Baballarët e famshëm të vajzave tregojnë se çfarë bëjnë kur janë bashkë në udhëtim (FOTO)

Baballarët e famshëm të vajzave tregojnë se çfarë bëjnë kur janë bashkë në udhëtim (FOTO)

Bes Kallaku, Alban Skënderaj dhe DJ Olti nëpërmjet një postimi në Instagram na kanë treguar se edhe kur janë larg familjes ata gjithmonë e kanë mendjen tek personat e tyre më të dashur. Përveçse i lidh së bashku muzika, ata të tre kanë edhe një detaj tjetër të përbashkët, janë baballarët vajzash.

Ameli vajza e Albanit dhe Miriamit, Elois vajza e DJ Oltit dhe balerinës Lori Bala, dhe së shpejti edhe Bes Kallaku e Xhensila Myrtezaj do të bëhen me një vajzë. Tre baballarët kanë qenë së bashku në një udhëtim pune jashtë Shqipërisë dhe kanë vendosur të bëjnë shopping për vajzat e tyre.

“Baballarët e gocave kanë dalë për shopping”, shkruan Besi sipër një fotoje të postuar në Instastory ku shfaqet së bashku Albanin dhe DJ Oltin.

 

Kjo foto sapo na vërtetoi edhe një herë se baballarët vdesin për vajzat dhe në çdo moment mendojnë vetëm për to