FLISNI PO DESHËT! Oriola dhe Erosi janë bashkë me pushime dhe tregon unazën e fejesës (VIDEO) – AlpeGossip
FLISNI PO DESHËT! Oriola dhe Erosi janë bashkë me pushime dhe tregon unazën e fejesës (VIDEO)

FLISNI PO DESHËT! Oriola dhe Erosi janë bashkë me pushime dhe tregon unazën e fejesës (VIDEO)

Vetëm pak ditë më parë bëri xhiron e rrjetit lajmi se modelja seksi Oriola Marashi i kishte dhënë fund lidhjes me futbollistin Eros Grezda.

Dyshja nuk ndiqej më në Instagram dhe nuk ishin parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndaj kaq mjaftoi të aludohej se nuk ishin më bashkë.

Megjithatë, dyshimet u shuan kur futbollisti i komentoi Oriolës, pasi kjo e fundit postoi disa foto tepër të bukura, duke na lënë të kuptohet janë ende bashkë dhe të lumtur.

E megjithatë, duket se gjërat mes tyre nuk kanë qenë edhe aq të qeta kohët e fundit, pasi kanë hasur në problemet e para pas fejesës.

Miqtë e tyre kanë thënë për “Panorama Plus” se pas karantinës mes çiftit ka pasur disa probleme që lidhen me xhelozinë, duke e tensionuar lidhjen dhe duke krijuar një distancim.

Sakaq, kujtojmë se lart e poshtë thuhet se ata janë fejuar dhe këto thashetheme u përforcuan nga vetë modelja që postoi disa javë më parë disa foto në Instagram, ku binte në sy një unazë në gishtin e fejesës.

Këto thashetheme Oriola sapo i ka thelluar, duke na lënë të kuptohet se pavarësisht problemeve ata janë bashkë dhe të lumtur.

Modelja ka postuar 1 video në Instastory nga pushimet e saj ku shihet me Erosin, teksa bie në sy unaza. Madje për të na e treguar sa më mirë, ajo ka postuar një tjetër video ku tregon vetëm dorën.

Kujtojmë se ata e kaluan bashkë karantinën në shtëpinë e Erosit në Kroaci, madje disa kohë më parë u përfol se futbollisti bëri që Oriola të heqë dorë nga ëndërra amerikane.