“Që 14 vjeç shisja gazeta në semafor!” Ermal Meta rrëfehet për jetën para famës – AlpeGossip
“Që 14 vjeç shisja gazeta në semafor!” Ermal Meta rrëfehet për jetën para famës

“Që 14 vjeç shisja gazeta në semafor!” Ermal Meta rrëfehet për jetën para famës

Ermal Meta është ndër këngëtarët i cili ka treguar përmes këngës vuajtjet e tij dhe anën që askush nuk arrinte t’ia shikonte. Ndërsa sot është një nga artistët më të dashur edhe në Itali, dikur jeta e tij nuk ka qenë kaq e lehtë.

Sot më 1 qershor ai do të bëhet pjesë e festës në Tiranë, por përpara spektaklit të mbrëmjes vendosi që të mbajë një konferencë përpara fansave dhe mediave, për të folur për historinë e tij frymëzuese që na i inkurajoi të gjithëve.

Ermal Meta tregoi që para se të takohej me muzikën shiste gazeta, por ndërkohë mendja e tij shkonte gjithmonë te pasioni.

“Kur isha 14 vjeç shisja gazeta në semaforë dhe ngaqë nuk e dija që boja linte gjurmë, kur prekja fytyrën bëhesha sterrë i zi. Kur shkoja në shtëpi mamaja gjithmonë më pyeste, “ku ke qenë?”. Unë i thosha që isha në punë, por thoshte që nuk më besonte”, tregoi Meta.

Më tej ai kujtoi se pavarësisht të gjitha vështirësive nuk hoqi kurrë dorë nga ëndrra e tij për muzikën dh për të kënduar.

“Duart i kisha atje në punë, por mendja ishte në vend tjetër. Çfarëdolloj eksperience pune që kisha, mendja shkonte te muzika. Çdo njeri që takoja ishte një histori. Secili i ka historitë brenda, mund t’ia lexosh pak në sy, por jo gjithmonë. Kështu që pjesën tjetër e shpikja dhe pastaj e shkruaja. Shkoja në shtëpi e shkruaja këngë, e ndjeja urgjencën e krijimtarisë. Fillimisht kisha më shumë me pasion pianon sesa kitarën. Kur theva këmbën në basketboll, i thash një shoku të më sillte një kitare, ta mësoj. Aty zbulova një botë tjetër”, u shpreh Ermal Meta.