RRËFEN PËR NDARJEN NGA ROBERTI/ Nora Istrefi: Jemi munduar shumë… (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
RRËFEN PËR NDARJEN NGA ROBERTI/ Nora Istrefi: Jemi munduar shumë… (FOTO+VIDEO)

RRËFEN PËR NDARJEN NGA ROBERTI/ Nora Istrefi: Jemi munduar shumë… (FOTO+VIDEO)

Ka kaluar 1 vit nga divorci i Nora Istrefit dhe Robert Berishës, por dyshja vazhdojnë të jenë shumë të komentuar për ndarjen e tyre. Intervistat e Norës janë shumë të rralla e këngëtarja tregohet shumë e rezervuar kur vjen puna tek jeta e saj private.

Por së fundmi teksa ndodhej në Stamboll, Nora ishte e ftuar në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli”, ku në një intervistë për moderatoren Linda Imami, këngëtarja foli për fillimet në karrierë, jetën e saj dhe u ndal edhe tek ndarja nga Roberti.

Nora u shpreh se me Robertin kanë vendosur të mbesin miq dhe nuk kanë lejuar që ndarja e tyre të ndikojë tek Renee.

“Renee babin e vetë e do shumë, por me mua është më e lidhur. Jemi përkushtuar të dy shumë që ajo të mos e ndjejë atë çështje, atë problem. Kam marrë komplimente prej shoqeve, prej njerëzve që sa mirë e kemi menaxhuar. Jemi munduar shumë…Uroj që të gjithë prindërit të dinë ta menaxhojnë mirë”, u shpreh Nora./Xing.al