“S’ke shkuar në karnavale sot”? Fotoja pa makijazh e Rashelit habit fansat – AlpeGossip
“S’ke shkuar në karnavale sot”? Fotoja pa makijazh e Rashelit habit fansat

“S’ke shkuar në karnavale sot”? Fotoja pa makijazh e Rashelit habit fansat

Ish-velina e emisionit “Xing me Ermalin”, Rashel Kolaneci ka përshëndetur fansat me një foto ku shfaqet pa makijazh.

Rashel ka zgjedhur orët e vona të darkës për të realizuar këtë foto, ku ndryshe nga herët e tjera, i mungon buzëkuqi i theksuar, toni i errët i syve dhe pudra.

Këtë foto natyrale e kanë pëlqyer edhe fansat e saj, të cilët e komplimentojnë për dukjen natyrale.

“Qenke me miliarda herë më e bukur pa make-up”, i shkruan një fans Rashelit.

“O Rashel, nuk ke shkuar në karnavale sonte?”, ia pret një tjetër fans, duke i vënë në dukje se makijazhi që bën ajo, është i tepruar.

Në përgjithësi, komentet ndaj Rashelit kur publikon foto pa makijazh janë pozitive, por ende nuk e kuptojmë përse velina publikon rrallë foto të tilla.