E PYETI ME ÇFARË LEKËSH E KA HAPUR BIZNESIN/ Rezarta Shkurta nuk ia përton ndjekësit: Një gjë është e sigurt… (FOTO) – AlpeGossip
E PYETI ME ÇFARË LEKËSH E KA HAPUR BIZNESIN/ Rezarta Shkurta nuk ia përton ndjekësit: Një gjë është e sigurt… (FOTO)

E PYETI ME ÇFARË LEKËSH E KA HAPUR BIZNESIN/ Rezarta Shkurta nuk ia përton ndjekësit: Një gjë është e sigurt… (FOTO)

Rezarta Shkurta, këngëtarja e dashur e shqiptarëve e cila tashmë u bë disa kohë që nuk është pjesë e muzikës, ka zgjedhur një rrugë tjetër biznesi që i ka rezultuar shumë e suksesshme.

Ditën e djeshme ajo ka vendosur të zhvillojë një formë pyetësori me ndjekësit e saj, ku ata e pyesin në lidhje me biznesin e saj dhe Rezarta u përgjigjet. Të shumta kanë qenë pyetjet që njerëzit i bëjnë në lidhje me faktin se si bukuroshja ja del të jetë aq e suksesshme në atë që bën. Por, nuk kanë munguar as pyetjet tendencioze nga ana e fansave. Një fans e ka pyetur:

Me çfarë lekësh e ke hapur kompaninë?

Sigurisht, Rezarta e cila ka patur mundësinë që dhe të mos ta publikonte këtë pyetje, ka vendosur ti japë ndjekësit një mësim të mirë dhe mos t’ja lëri mangut disa fjalë. Ajo i është përgjigjur:

Një gjë është e sigurt, jo me lekët e tua! Për të gjithë ata që kanë pyetje tendencioze si e juaja, është e vetmja punë që nuk kushton shumë ta hapësh, por kushton ta mbash, dhe për tu mbajtur do talent që ta jep vetëm Zoti.

Sido që të jetë, fansat le të mos shqetësohen për paratë me të cilat Rezarta ka hapur biznesin, të paktën për sa kohë të vetat nuk u janë prekur! /AlpeGossip.al